POLITIKË /

Gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç: Do prezantojnë iniciativë të përbashkët për në BE

Shkruar nga Versus

Gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç: Do prezantojnë

Një deklaratë e papritur e gazetarit gjerman Michael Martens ka ngjallur shumë diskutime. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “X”, Martens shkroi se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të dalin me një iniciativë të përbashkët lidhur me procesin e zgjerimit të BE.

Sipas Martens kjo nismë pritet të ngjallë interes dhe debat të gjerë, ndonëse jo të gjithë do ta mbështesin, ndërsa shton se detajet do të publikohen në gazetën gjermane ku edhe ai punon.

“Një iniciativë e përbashkët nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord”, shkruan Martens. Versus.al

Gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç: Do prezantojnë

Poll