Marjana Koçeku, e cila kryesoi listën e Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, pritet të marrë mandatin si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Ajo njihet në zonë si “Neomalësorja”, një emër që ka dhënë edhe agriturizmit të saj të njohur në Vaun e Dejës, pranë rrugës që të çon në liqenin e Komanit.
Por veprimtaria e saj është vënë në pikëpyetje nga gazetari Klevin Muka, i cili në një denoncim publik ka ngritur dyshime për evazion fiskal.
Sipas tij, Koçeku ka pezulluar zyrtarisht biznesin në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 4 korrik 2025, ndërkohë që aktiviteti vijon normalisht, pavarësisht mungesës së një licence aktive – një shkelje e mundshme ligjore që ai e ka shoqëruar me dokumente përkatëse.
Postimi i plotë i gazetarit Klevin Muka:
A po ben Neomalsorja, evazion fiskal?
Denoncim publik!
Drejtuar Ministrise se Financave, Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore!
Kam dyshime se subjekti tregtar me emer "Neomalesore agrotourism" me adrese "Shkodër, Vau Dejës, Vau Dejës, Vau Dejës, Rruga e Liqenit të Komanit, Ndërtesa nr. 21", ne administrinin e shtetases Marjana Koçeku vijon aktivitetin edhe pse nuk ka asnje license aktive ne QKB.
Sipas materialeve te publikuara ne rrjetet sociale ne faqen me emer Neomalesore_agrotourism ky biznes vijon aktivitetin e plote, ndonese prej dates 4 Korrik figuron me aktivitet te pezulluar ne QKB.
Me kerkese te administratores Marjana Koçeku, QKB ka pezulluar aktivitetin e subjektit "Neomalesorja Agrotourism" me date 04.07.25.
Sipas nenit 180 të Kodit Penal të Shqipërisë, "Neomalesorja" po ben evazion fiskal!
Ju lutem verifikojini nese dyshimet e mia jane te arsyeshme apo jo!/Versus.al







