POLITIKË /

Gjashtë ditë nga zgjedhjet! Kush janë kandidatët më të votuar nga shqiptarët dhe ata që mbetën jashtë Parlamentit (LISTA)

Ndërkaq, 65 kandidatë nga parti të ndryshme nuk kanë marrë asnjë votë. Kjo ka rezultuar më së shumti me kandidatët e listave të hapura të partive të vogla në qarqe të ndryshme të vendit.

Shkruar nga Versus

Gjashtë ditë nga zgjedhjet! Kush janë kandidatët më

Gjashtë ditë nga zgjedhjet e 11 majit fituesi tanimë është përcaktuar. Po ashtu edhe kandidatët më të votuar nga lista preferenciale në rang vendi. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja rezulton kandidati më i votuar për deputet nga lista e hapur.

Ndërsa mbeten për t’u numëruar votat preferenciale të diasporës, Blendi Gonxhe ka marrë mbi 21 mijë vota, duke kryesuar listën e kandidatëve të të gjitha partive që konkuruan në zgjedhjet e 11 majit. I dyti në listë renditet deputeti Erion Braçe me mbi 20 mijë vota. Ndërsa e treta kandidatja e PD, Jorida Tabaku me mbi 18 mijë të tilla.

Tabaku po ashtu është edhe kandidatja grua më e votuar në rang vendi në listën e votës preferenciale nga të gjitha gratë dhe vajzat që morën pjesë në zgjedhje.

Dy nga emrat e listave të panjohur më parë por që janë votuar më shumë, janë kandidati i PS në Durrës Arkend Balla me më shumë se 18 mijë vota dhe kandidatja e PS në Elbasan, Sara Mila gjithashtu me mbi 18 të tilla.

Ndërkaq, 65 kandidatë nga parti të ndryshme nuk kanë marrë asnjë votë. Kjo ka rezultuar më së shumti me kandidatët e listave të hapura të partive të vogla në qarqe të ndryshme të vendit.

PS arriti të siguronte mandatin e katërt me mbi 800 mijë vota, të përkthyera në 83 mandate.

Disa veteranë të PS nuk arritën të futen në Parlament. Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Plarent Ndreca, Toni Gogu, Etilda Gjonaj, Etjen Xhafaj, Xhemal Qefalia dhe Olta Xhaçka nuk arritën të siguronin mjaftueshëm vota për të kaluar kolegët socialistë.

Ndërkohë, Shkodra nuk rezultoi të ishte e të majtëve. Si rrjedhojë, ish-ministrja Edona Bilali e cila ishte vendosur në listën e hapur, nuk mundi të kapërcente pragun për të qenë sërish pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Edhe në radhët e demokratëve emra të njohur si Dhurata Çupi, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Kreshnik Çollaku nuk do të jenë në Parlament në 4 vitet e ardhshme.

Jashtë Parlamentit mbetën edhe dy kryetarët e partive opozitare, Ilir Meta i Partisë së Lirisë dhe Shpëtim Idrizi i PDIU.

Më të votuarit e 11 majit

PS 
Blendi Gonxhja – 21 mijë vota
Erion Braçe – 20 mijë vota

PD
Jorida Tabaku – 18 mijë vota

Ngelën jashtë Parlamentit

PS
Pandeli Majko
Mimi Kodheli
Arben Pëllumbi
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Plarent Ndreca
Toni Gogu
Etilda Gjonaj
Etjen Xhafaj
Xhemal Qefalia
Olta Xhaçka

PD
Dhurata Çupi
Asllan Dogjani
Myslim Murrizi
Kreshnik Çollaku
Ilir Meta
Shpëtim Idrizi

Poll