POLITIKË /

"Do ndërtojmë diçka spektakolare në Sazan", dhëndri i Trump flet dhe për Ramën: Politikan i zoti

Po mbahet në Tiranë, më 17 maj, Samiti Ekonomik Ndërkombëtar 'Future Investment Initiative Europe', ku përmes një lidhje "online" ka marrë pjesë edhe Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.

Shkruar nga Versus

 

"Do ndërtojmë diçka spektakolare në Sazan",

Po mbahet në Tiranë, më 17 maj, Samiti Ekonomik Ndërkombëtar 'Future Investment Initiative Europe', ku përmes një lidhje "online" ka marrë pjesë edhe Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.

“Edi është një politikan shumë i aftë – na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon”,- tha Kushner.
“Isha shumë i  tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës – ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie. Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë”,- tha Kushner.

Poll