POLITIKË /

Gjykata Kushtetuese vendos sot për masën e GJKKO ndaj Ballukut

Ankimi në Kushtetuese u dorëzua nga kryeministri Edi Rama i cili pretendoi se një gjykatë nuk mund të pezullojë nga detyra një anëtar të kabinetit qeverisës pasi sipas tij kjo gjë do të thoshte ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Shkruar nga Versus

Gjykata Kushtetuese vendos sot për masën e GJKKO ndaj Ballukut

Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot mbi masën e Gjykatës së Posaçme të caktuar për zv.kryeministren Belinda Balluku për pezullimin e saj nga detyra gjersa SPAK kryen hetimet mbi dyshimet ndaj saj për shpërdorim detyre.

Të pranishëm në seancë do të jenë përfaqësues nga kryeministria si palë paditëse si dhe prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Ndërsa Gjykata e Posaçme ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e seancës pasi kjo gjë do të cënonte parimin e ndarjes së pushteteve. Versus.al

Poll