POLITIKË /

"Greqia na ka suprizuar për keq", Blendi Gonxhja flet pa 'doreza' për votën e Diasporës: Do t'i përvishemi fort

Ai ka rezerva për Greqinë, shtet për të cilin thotë se na ka surprizuar për keq, pasi ka probleme me ndarjen e pakove zgjedhore për emigrantët shqiptarë.

Shkruar nga Versus

 

"Greqia na ka suprizuar për keq", Blendi Gonxhja flet pa

Kandidati i PS për Tiranën, Blendi Gonxhja, i ftuar në Report TV, foli edhe për votën e diasporës. 

Gonxhja tha se është një ndër shtetet që tregoi më shumë probleme në dorëzimin e zarfeve për diasporën. 

Ndërkohë që kemi disa probleme, kjo ka bërë t'i përvishemi fort Greqisë.  Ka edhe një problem me adresat. I ka njerëzit jo në adresat ku deklarojnë.  Njerëzit po shkojnë tek pikat postare, po plotësojnë votën atje. Ka rifilluar dhe po ecën mirë. 

Greqia na ka surprizuar për keq në kuptimin e funksionimit të sistemit postare, edhe pse kontrata ka qenë me DHL. 

Jemi pa fjalë sa i përket shërbimit postar. Diçka nuk ka funksionuar në vendin që ne kemi numrin më të madh të emigrantëve që votojnë, ku kemi bërë edhe takimet më të mëdha, panairin e punës. 

Do jetë një votë që na ka gjykuar në distancë”, tha Gonxhja.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: