POLITIKË /

I vunë tritol në banesë, Mziu: S’i kam borxh njeriu, akt politik për të mbyllur gojën

Si Berisha ashtu edhe Mziu e cilësuan shpërthimin si të lidhur me aktivitetin e tij politik në krahun opozitar.

Shkruar nga Versus
I vunë tritol në banesë, Mziu: S’i kam borxh njeriu, akt
Xhelal Mziu dhe Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha dhe deputeti Xhelal Mziu dolën në një deklaratë për mediat pas shpërthimit me tritol të ndodhur në banesën e këtij të fundit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Berisha e dënoi ngjarjen duke thënë se akti i rëndë ka si synim që të mbyllë gojën e opozitarëve. Ndërsa edhe Mziu i qëndroi këtij pretendimi duke thënë se nuk ka patur konflikte personale dhe se ky shpërthim është një sulm politik që i bëhet për të mbyllur gojën mbi akuzat që bën ndaj qeverisë.

“Siç tha dhe doktori, por besoj se jeni të informuar. Mbrëmë rreth orës 1 pa 10, pranë shtëpisë time në kodër Kamzë rruga e ‘Arbrit’, pati një shpërthim eksplozivi që falë Zotit nuk pat dëme në njerëz. Isha unë me familjen, komshinjtë, por jo vetëm ato, por dhe në Kamzë apo persona nga Tirana e kanë dëgjuar oshtimën e këtij tritoli.

Pati dëme materiale. Normalisht jam i gëzuar që nuk pati probleme njerëzore as tek unë, dhe as tek kalimtarët që ishin në rrugë. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, gjatë karrierës time, nuk kam asnjë borxh ndaj askujt.  Unë e shoh këtë një akt absolutisht politik dhe është një sinjal për të treguar se, nuk mund të sillesh apo reagosh ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni. Kështu që përveç se një hakmarrje politike unë asgjë tjetër nuk mund ta konsideroj.

Madje me gjithë njerëzit që komunikojmë dhe gjatë këtyre orëve nuk gjejmë asnjë gjë tjetër veç prapavijës politike apo sinjalit për të na bërë një ushtar të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet, për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni”- deklaroi Mziu. Versus.al

Poll