POLITIKË /

Ironia e Ramës për mediat: Gëzuar vitin e ri me gotën gjysmë plot, i kthehet gazetarja: Më mirë sesa termi kazan

Përplasja mes tyre erdhi pasi Rama njoftoi se do të dekriminalizohet shpifja për gazetarët.

Shkruar nga Versus
Ironia e Ramës për mediat: Gëzuar vitin e ri me gotën
Gazetarja Eglantina Bardhi dhe kryeministri Edi Rama

Gjatë konferencës së 7-të [ër të drejtën e informimit, kryeministri Edi Rama pati një lloj përplasje edhe me gazetaren Eglantina Bardhi për ndërhyrjen e kësaj të fundit e cila me ironi iu përgjigj batutave të Ramës me “gotën gjysmë plot” duke thënë se kjo shprehje ishte më mirë sesa fyerjet me terma si “kazan”.

Rama tha se qëllimi i atij termi të përdorur në 2017-ën ishte që gazetarët të mos e harronin.

Pjesë nga konferenca: 

Rama: Detyra juaj është të na thoni ne sesa gabim jemi. Kështu që me gotën gjysmë plot ju uroj gëzuar vitin e ri të gjithë juve që jeni në sallë. Më falni për ndërhyrjen, por më provokoi komisioneri edhe gëzuar.

Gazetarja Eglantina Bardhi: Provokoni ju me gotën gjysmë bosh

Rama: Jo nuk më provokuat, ju më frymëzuat

Eglantina Bardhi: Mendoj se ishit shumë herë më mirë sesa vitet e tjera me gotë dhe jo me tema si kazan apo..

Rama: Ja e shikon, kazani është një term në mos gabohem i vitit 2017. Mirëpo ngaqë ka qenë termi i duhur ju ka mbetur në mendje dhe ky ka qenë qëllimi. Dhe po të pyesësh popullin shqiptar, e konfirmon këtë. Kështu që më mirë ta mbyllim këtë.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri me dije se do të dekriminalizohet shpifja për gazetarët. Versus.al

Poll