POLITIKË /

Ish-ministra e ish-deputetë të PS e PD kanë marrë mln euro", Murrizi flet me emra për aferën e Bankers

Shkruar nga Versus
Ish-ministra e ish-deputetë të PS e PD kanë marrë mln
Myslym Murrizi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka folur për skandalin e zbuluar muaj më parë për kompaninë “Bankers Petroleum” e cila akuzohet për evazion fiskal që i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm në miliona euro përgjatë 20 viteve.

Murrizi tha se të përfshirë në aferën e Bankersit janë politikanë shqiptarë si nga ana e socialistëve ashtu edhe e demokratëve. Mes tyre përmendi ish-ministrin e Drejtësisë në kohën e PD, Eduard Halimin duke nënvizuar se studio ligjore e tij ka marrë 3 milionë euro. Po ashtu Alket Hyseni, ish-deputet i PS dyshohet se ka marrë 6 milionë euro për këshillime.

“Bankers ka një gjobë në maj 2019, 120 mln euro gjobë. E marr të printuar dhe ia lë Ramës në Kuvend. Çfarë është më tha. Gjobë e Bankers i thashë. Epo kështu thonë tha. Ore i thashë, ia ka falur kjo Anila që nuk ka të drejtë t’ja falë. Gjobat i fal ose komisioni i apelit ose gjykata administrative. Këta kanë heshtur, por përse? Të gjithë kullat vërdallë Tiranës, kompani të fuqishmë, filloje te Stadiumi e me rradhë…

Ke edhe mbi 10 politikanë. Katër studio avokatie, njërën e ka ish deputet i PS, Alket Hyseni, ka marrë 6 mln euro për këshillime. Studio avokatore e Eduard Halimit, me 2-3 vetë në punë, ka marrë 3 milionë euro. Për koiçidencë, 720 mijë euro i ka marrë ditën që më kanë shpallur mua armik.

Është një Çerekja, bashkë me bashkëshorten, që paradite rri të PS dhe pasdite te PD, ky ka marrë 2.7 mln ai dhe 1.7 bashkëshortja. Pastaj djali i ish-ministrit të Jashtëm të PD, që duhet të ketë bërë ndonjë roman, ai ka marrë 387 mijë euro. Dhe bizneset me radhë. Për mua është afera që ka bërë pis politikën, pa dallim spektri dhe nuk kam dëgjuar të flasin siç duhet folur, as opozitën sot dhe as opozitën dje, për Bankersin. Se sa do ta hetojnë, nuk e di”, tha Murrizi. Versus.al

Poll