POLITIKË /

Jashtë Kuvendit pas zgjedhjeve, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos

Ai publikoi një falënderim të shkruar thjesht me shkronja kapitale: “Faleminderit!”.

Shkruar nga Versus

Jashtë Kuvendit pas zgjedhjeve, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar për herë të parë pasi nuk arriti të sigurojë një mandat në Kuvendin e ri.

Në vend të një deklarate të gjatë, Majko zgjodhi të komunikojë me publikun përmes një mesazhi të shkurtër dhe simbolik në “Facebook”.

Ai publikoi një falënderim të shkruar thjesht me shkronja kapitale: “Faleminderit!”.

“FALEMINDERIT”, shkruan shkurtimisht Majko.

Ndërkohë, vlen të theksohet se numri i votave që Pandeli Majko arriti të sigurojë në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës – ku u rendit nga vetë kryetari i PS-së, Edi Rama – nuk ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar atij një mandat në përbërjen e re të Kuvendit./Versus.al

 

 

Poll