POLITIKË /

“Jemi tipa të çuditshëm”, Rama: Për përmbytjet në Itali themi natyra, kurse këtu i sjell qeveria

Shkruar nga Versus

“Jemi tipa të çuditshëm”, Rama: Për

Gjatë takimit me fermerët në Divjakë, kryeministri Edi Rama u kërkoi që të përpiqeshin të përshtateshin me tregun dhe të mos përqendroheshin vetëm tek prodhimi, por edhe tek agropërpunimi.

Sipas tij, nuk duhet që fermerët ta lënë veten në mëshirë të fatkeqësive natyrore. Ndërsa nuk ngurroi të bënte ironi mbi reagimet e qytetarëve sa u takon përmbytjeve që shkaktuan reshjet e shiut në nisje të janarit në pjesën më të madhe të vendit.

“Duhet të agropërpunojmë nëse duan të rriten me shpejtësi. Jo thejsht të prodhojnë atje e të rrinë në mëshirën, ra shiu s’ra shiu, erdhi breshëri, erdhi uji. Historia e planetit ka ndryshuar. Po shikoja dje çfarë ka bërë uji në jugun e Italisë, ishte e tmerrshme, rënë rrugët, çarë rrugët e kodrat dhe një qytet i tërë ishin mbledhur atje e nuk dinë çfarë të bëjnë se po bie. Kjo është historia e ndryshimeve klimatike. Ne nuk bëjmë përjashtim nga kjo. Ne jemi tipa të çuditshëm kur e shohim përmbytjen në Greqi, Itali e kudo na duket diçka që e sjell natyra, kur e shohim këtu na duket diçka që e sjell qeveria”- u shpreh kryeministri. Versus.al

Poll