POLITIKË /

Jorida Tabaku ‘nostalgji’ për Arben Ahmetajn? Deputetja: Me të bënim debate për ekonominë

Sipas Tabakut, situata aktuale e llogaridhënies së qeverisë është shumë më keq sesa në mandatet pararendëse.

Shkruar nga Versus
Jorida Tabaku ‘nostalgji’ për Arben Ahmetajn? Deputetja: Me
Jorida Tabaku, Arben Ahmetaj

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë një interviste të dhënë për Euronews, ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar reagime në rrjet përsa i takon ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj.

Tabaku tha se llogaridhënia e qeverisë ka rënë edhe më shumë, ndërsa solli në kujtesë seancat ku debatonte me Ahmetajn për ekonominë, duke thënë se pavarësisht “mëkateve” të tij, me të zhvillohej debat, ndryshe nga çfarë ndodh me ministrat aktualë.

“Mbaj mend ministrin e Financave, dy vite ka folur dy herë. Ndërkohë që ishte si ishte Arben Ahmetaj, në çdo seancë bënim debat për ekonominë. Pak rëndësi që sot ekonomia ndodhet në këtë situatë prej qeversjes, por rëndësi ka që opozita do jetë atje për të kërkuar llogari, për të bërë transparencë, por edhe për të bërë propozimet e saj. Unë besoj shumë tek parlamenti si institucion. Shpresoj që përbërja e kabinetit të mos e zbehë llogaridhënien”- deklaroi Tabaku ndër të tjera. Versus.al

Poll