POLITIKË /

"Kam kërkuar revoltë që në shtator, këta dalin në janar", Salianji: Lidershipi i PD i paqartë

Ai shtoi se kjo situatë brenda PD po i shërben më së shumti Ramës.

Shkruar nga Versus

"Kam kërkuar revoltë që në shtator, këta dalin

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka shprehur sërish kritika ndaj Berishës dhe drejtuesve të tjerë të partisë sa i takon aksionit politik.

Salianji tha se lidershipi i PD është i paqartë dhe se pavarësisht deklaratave se nuk do të kishte bashkëpunim, sot u ulën në tryezë me socialistët për Reformën Territoriale. Ai shtoi se e kishte kërkuar revoltën që në shtator, ndërsa protestat kanë nisur në janar.

“Lidershipi i PD, nuk është i qartë në atë që thotë. Kjo që po ndodh sot i shërben Ramës, sepse PD duhet të bënte revoltë. Sepse sot duhet të flitej për skandalet e qeverisë, ndërkohë po flitet për molotovët. Ndërkohë që njerëzit janë në qeli, dhe lidershipi tha përgjatë 3 muajve se me qeverinë nuk ka bashkëpunim, sot Boçi ishte ulur ngjitur me bashkëkryetarin e Territoriales.

Fishekzjarret janë për të shprehur gëzim, cila është arsyeja e përdorimit të tyre në një protestë. Përgjigjia është se lidershipi është në gabim, lëvizja që kam bërë unë dhe të tjerë e ka detyruar PD të reagojë, kam që në shtator që kërkoj revoltë. Ne nuk dalim në maj por dalim në janar”- u shpreh Salianji. Versus.al

Poll