POLITIKË /

Kancelari gjerman uron Ramën në shqip për fitoren: Mezi pres të takohemi nesër në Tiranë

Shkruar nga Versus
Kancelari gjerman uron Ramën në shqip për fitoren: Mezi pres
Friedrich Merz dhe Edi Rama

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka uruar kryeministrin Edi Rama me një postim në rrjetin social “X” për rizgjedhjen e tij në pushtet për herë të katërt radhazi.

Në shkrimin e publikuar, një pjesë e urimit është në gjuhën shqipe “Shumë urime”.

Urimin e vazhdon në gjuhën gjermane duke u shprehur se mezi pret të jetë i pranishëm në samitin që mbahet nesër në Tiranë mes liderëve të 46 vendeve evropiane.

“Urime, @ediramaal, për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të takohemi për herë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten.”, shkruan Merz. Versus.al

Kancelari gjerman uron Ramën në shqip për fitoren: Mezi pres

Poll