
Një debat është zhvilluar në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, dhe deputetit socialist Vasil Llajo.
Gjatë diskutimeve në komision, Llajo deklaroi se kishte marrëdhënie miqësore me Zhupën dhe se para fushatës kishin ndarë edhe një gotë verë së bashku.
Deklarata e tij u kundërshtua menjëherë nga deputetja demokrate, e cila e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.
“Për sqarim, nuk është e vërtetë. Zotin Llajo nuk e kam njohur dhe unë nuk pi verë, këtë e dinë të gjithë kolegët. Ajo që tha zoti Llajo mund të jetë fryt i dëshirës dhe fantazisë së tij, por nuk është e vërtetë”, u shpreh Zhupa.
Pas reagimit të saj, Llajo iu përgjigj: “Zonja Zhupa, fantazitë e mia nuk i kalojnë ato të tuat.”/Versus.al
View this post on Instagram

