
Selin dhe Rogerti kanë patur përplasje të ashpra edhe ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Gjatë debatit, Rogerti iu drejtua Selinit me fjalët: “Ke rënë brenda me Mirin”. Më pas i preku këmbën që e kishte drejtuar tek ai.
I menjëhershëm ishte reagimi i Selin e cila iu kthye ashpër dhe i kërkoi të mos e prekte. Si pasojë e përplasjes, banorja u përlot dhe u largua nga debati duke qarë.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Pse e pe me ato sy, helmuese, ke rënë brenda me Mirin?
Selin: Sa i poshtë që je.
Rogerti: Pse nuk thua të vërtetën, ke rënë brenda me Mirin, të ka ekzaltuar Miri, kë ngelur brenda nuk mundesh pa Mirin (dhe e prekë te këmba).
Selin: Kuç andej, mos më prek mua, idiot, mos më prek.
Rogerti: Kujdes më këmbët.
Selin: Po të them mos më prek.
Rogerti: Kujdes, qetësohu.
Selin: Po të them mua mos më prek, o ordiner, po të them mua mos më prek, o i pa fytyrë.
Rogerti: Kujdes shapkën.
Selin: Po të them mua mos më prek, idiot. (Dhe ikën duke qarë.)
Gimbo: A je budalla?
Nikol: Mos e prek me dorë.
Rogerti: Shapkën mund ta prek sa herë dua unë.
Nikol: Kategoria e zarfeve të zinj. Versus.al

