AKTUALITET /

I dyshuar si organizator i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës, BKH arreston mikun e ngushtën të Vis Pojës

Shkruar nga Versus
I dyshuar si organizator i një rrjeti ndërkombëtar të
Adi Çoba

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Durrës Adi Çobën, një nga personat e dyshuar si figurë kyçe në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Sipas burimeve, operacioni është zhvilluar nga BKH, pa përfshirjen e Policisë së Shtetit.

Emri i Adi Çobës u bë publik pas operacionit ndërkombëtar "Ura", i cili goditi një organizatë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Sipas autoriteteve italiane, ai dyshohet se kishte rolin e organizatorit të rrjetit, duke koordinuar nga Shqipëria furnizimin dhe transportin e sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë.

Hetimet italiane kanë zbuluar gjithashtu se Çoba dyshohet të ketë bashkëpunuar ngushtë me Elvis Doçin, i njohur si "Visi i Pojës", në aktivitetet e trafikimit të narkotikëve.

Arrestimi vjen vetëm pak orë pasi kreu i SPAK deklaroi publikisht se për persona me rrezikshmëri të lartë po shqyrtohet mundësia që arrestimet të kryhen drejtpërdrejt nga strukturat e posaçme hetimore./Versus.al

 

 

 

 

 

Tags:

adi Çoba

Poll