
Gjatë turit që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me strukturat në Gjirokastër e Dropull duket se ka patur tensione në mbledhjen e mbajtur pa praninë e medias.
Në qendër të debatit raportohet të ketë qenë deputeti Tërmet Peçi në një moment kur duket se brenda PS kanë nisur lëvizje të reja politike. Debati lidhej me përpjekjet e deputetit për të dëmtuar punën organizative të PS konkretisht edhe të figurave si Flamur Golemi e Gramoz Sako. Peçi ka tentuar të ulë tensionet duke ju drejtuar Ramës me shprehjen e tij të preferuar: “Komandant, unë jam ushtari yt”.
Pavarësisht kësaj, Rama ka vijuar të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj Peçit duke i shprehur pakënaqësitë lidhur me mënyrën e funksionimit të strukturave në jug. Kulmi i debatit është shënuar kur Rama ndërpreu ashpër diskutimet dhe iu drejtua Peçit me një gjuhë të rëndë, në sy të strukturave të qarkut, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre nuk është më ai i dikurshmi.
“Nuk ka fjalë për ty sot. Ka njerëz shumë më të mirë se ty në këtë sallë. Thashethemet që nisin nga kalaja e Ali Pashait nuk ndikojnë në punën e qeverisë sime.”
Në mbyllje të takimit, Rama ka përdorur një fjalor rruge për të vulosur degradimin e pozitës së Peçit brenda strukturave, duke i thënë tekstualisht: “O Tërmet, mos na çaj by**en”*, dhe ka mbyllur menjëherë takimin.
Lëvizjet e reja të Ramës po komentohen si përpjekje për riorganizimin e strukturave në qarqe duke lëvizur figurat që duket se kanë krijuar pushtet lokal në zonat e tyre. Versus.al

