POLITIKË /

Kosova do t'u njohë dokumentet serbëve në veri, Rama: Mirëpresim vendimin, BE të heqë masat ndëshkuese

Sipas Ramës, ky vendim i Kosovës duhet të shoqërohet edhe me heqjen e masave ndëshkuese të BE.

Shkruar nga Versus

Kosova do t'u njohë dokumentet serbëve në veri, Rama:

Kryeministri Edi Rama mirëpriti ndryshimet e miratuara nga Kosova për lejen e përkohshme të qëndrimit dhe njohjen e letërnjoftimeve të pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin ‘’X’’, Rama shkroi se pas këtyre ndryshimeve edhe BE duhet të heqë masat ndëshkuese për Kosovën.

"Ne mirëpresim koordinimin midis Kosovës dhe BE-së mbi Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë. Bashkimi Evropian duhet të tregojë të njëjtin guxim, të heqë masat ndëshkuese dhe të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e Evropës vetë." - shkroi Rama.

Ky vendim i qeverisë së Kosovës erdhi pasi një pjesë e serbëve në veri të vendit nuk janë pajisur me letrat kosovare sipas përcaktimit në ligjin për të huaj dhe atë për automjetet, që nisin zbatimin të dielën e 15 marsit. Kurti e njoftoi vendimin pas një takimi këtë të shtunë në Prishtinë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen. Ligjet do të hyjnë në fuqi të dielën, ndërkohë automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më shumë se 3 muaj. Versus.al

Poll