POLITIKË /

Kreu i misionit vëzhgues të OSBE: Po mbledh informacion, nesër konferenca me gjetjet tona

Shkruar nga Versus

Kreu i misionit vëzhgues të OSBE: Po mbledh informacion, nesër

Kreu i misionit monitories të OSBE-ODIHR, Gonzato Zannieri ka folur për mediat nga shkolla “Dora Distra” njëra prej qendrave të votimit në Tiranë. Ai njoftoi se nesër në orën 15:00 do të ketë një konferencë nga misioni i OSBE për të bërë raportimet e gjithë procesit të votimit.

Në gjithë vendin ndodhen të shpërndarë 240 vëzhgues të OSBE. Zannier tha se nuk mund të jepte një vlerësim paraprak, por theksoi se është duke mbledhur informacion nga vëzhguesit në terren.

“Nuk do ishte domethënëse t’ju jap një mendim sot sepse jam vetëm në një qendër votimi. Por jam duke mbledhur informacion. Nuk mund të flasim për raste specifike, do flasim për këtë nesër kur të bëjmë vlerësimin.  10% e votimit duhet të jetë elektronik prandaj po e vëzhgojmë. Kemi 240 vëzhgues në të gjithë vendin”- tha Zannier duke shtuar më tej se do të ketë një raportim edhe lidhur me denoncimet për blerjen e votave gjatë fushatës. Versus.al

Poll