POLITIKË /

Krisja e marrëdhënieve mes tyre, Osmani zbulon pse Kurti ndryshoi mendim për të

Shkruar nga Versus

Krisja e marrëdhënieve mes tyre, Osmani zbulon pse Kurti ndryshoi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një interviste në emisionin “Çim Peka Live” ka folur lidhur me situatën e krijuar së fundmi në Kosovë ku GJK pezulloi dekretin e saj për shpërndarjen e Kuvendit.

E pyetur nga gazetari përse Kurti kishte ndryshuar qëndrim ndaj saj, Osmani tha se një prej arsyeve është se kryeministri i kishte thënë se i duhej një president që nuk merrej me politikën e jashtme.

“Ndoshta do ta them këtë në ndonjë moment tjetër…Por, kryesisht është lidhur me punën time në fushën e politikës së jashtme, pra është shprehur që i duhet një president që fare nuk merret me politikë të jashtme. Çështjet tjera më mirë nuk po i përmend do vijë edhe momenti te kjo"- tha Osmani. Versus.al

Poll