POLITIKË /

Kur do jetë Shqipëria në BE? Rama me batuta: Zotin, s*ksin dhe BE nuk i parashikojmë dot

Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme për anëtarësim të vendit në BE brenda 2030-ës, Rama tha se një gjë e tillë nuk mund të parashikohet.

Shkruar nga Versus

Kur do jetë Shqipëria në BE? Rama me batuta: Zotin, s*ksin dhe BE

Gjatë samitit që mbahet në Tivat të Malit të Zi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama foli për mediat e huaja para të cilave bëri edhe batuta.

Sa i takon procesit të anëtarësimit, Rama ironizoi duke lënë të kuptohet se në rast se Shqipëria lihet jashtë, mund të “joshet” nga Rusia apo Kina.

“Nuk është sallë pritjeje, është integrim. Ja pse them se BE duhet të gjejë këllqe që të krijojë një moment që të gjithë ne të jemi pas një tryeze si sot. Por që secilit i duhet të përmbushë detyrat e veta për të marrë më shumë nga tryeza. Nuk i thuhet fëmijëve shko e rri tek komshiu derisa të jesh gati të vish të hash me ne pasi një prej fëmijëve mund të njohë një gangster rus aty, tjetrit i pëlqejnë lodrat kineze e kështu”- tha Rama duke e mbyllur me batutë në fund për kohën se kur Shqipëria mund të jetë pjesë e BE: “Ka tre gjëra që nuk i parashikoni dot, Zotin Seksin dhe BE”. Versus.al

Poll