POLITIKË /

“Kur i bën gropën tjetrit, bie vetë”, Sula ironizon sherrin mes Lapajt e Shabanit: Mendësi të partive të vjetra

Sula risolli në vëmendje debatin që çoi në prishjen e marrëveshjes për të kandiduar me 'Nisma Shqipëria Bëhet' duke thënë se e kishte paralajmëruar Lapajn për një gjë të tillë.

Shkruar nga Versus
“Kur i bën gropën tjetrit, bie vetë”, Sula ironizon
Endri Shabani, Adriatik Lapaj dhe Dashnor Sula

Deputeti aktual i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar për sherrin e madh mes krerëve të partive të reja Adriatik Lapaj e Endrit Shabani për një mandat që e morën si koalicion në Tiranë.

Duke iu referuar situatës aktuale kur daja i Endrit Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranon të japë dorëheqjen nga lista dhe pretendon t’i marrë Lapajt mandatin, Sula tha se e kishte paralajmëruar këtë të fundit për një gjë të tillë.

Teksa risolli në vëmendje kohën kur mbeti jashtë listave të mbyllura të PD dhe u përfol mbi kandidimin nën siglën e ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, deputeti tha se partitë e reja kanë mendësitë e partive të vjetra.

“Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë”, kjo është ajo që po ndodh me Adriatik Lapajn, të cilin e paralajmërova për një skemë të tillë, kur më tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen nëse unë do të kandidoja në këtë qark për subjektin që ai përfaqëson. Në atë kohë i kërkova zotit Lapaj që në listë të mbyllur të vendosja një familjarin tim dhe ai/ ajo të jepte dorëheqjen pasi të fitoja në listë të hapur. Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja te ajo që sot po e lë atë jashtë parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja kanë mëndësitë e partive të vjetra….”- shkruan Sula. Versus.al

Poll