POLITIKË /

Kurti flet për marrëdhënien me Ramën: Kemi qasje të ndryshme, sidomos ndaj Serbisë

Shkruar nga Versus
Kurti flet për marrëdhënien me Ramën: Kemi qasje të
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një inverviste për emisionin “Politiko” ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, marrëdhëniet mes tyre janë të mira pavarësisht dallimeve në qasje për disa çështje të ndryshme. Kurti tha se veçanërisht këndvështrimi i tyre për qëndrimin ndaj Serbisë, është krejt i ndryshëm.

“Edi Ramën marrëdhëniet i kemi të mira. Kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për shembull me qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar. Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, tha Kurti. Versus.al

Poll