POLITIKË /

Kushtetuesja e "riktheu" në detyrë, gazetarja për Erion Veliajn: Ja kur mund të shkarkohet nga qeveria

Lala tha se do të duhet që këshilli bashkiak ta dëgjojë Veliajn nëse rinis procedurat për ta shkarkuar.

Shkruar nga Versus

Kushtetuesja e "riktheu" në detyrë, gazetarja për Erion

Gazetarja, Klodiana Lala ka analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në detyrë të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Në emisionin ‘’Të Paekspozuarit’’, Lala tha se Veliaj mund të shkarkohet nga qeveria vetëm nëse cilësohet fajtor për ndonjë nga akuzat si tradhëti ndaj atdheut, kapja në flagrancë apo ndonjë shkelje tjetër rëndë.

E pyetur sesa mund të ‘zgjasë’ qëndrimi i Veliajt në detyrën e kryebashkiakut, gazetarja tha se Kushtetuesja e ka lënë hapur mundësinë që këshilli bashkiak ta rishqyrtojë kërkesën për shkarkimin e Veliajt dhe ta dëgjojë këtë të fundit.

"Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vetëm kërkesën për prezumimin e pafajësisë. Procesi në Kushtetuese nuk lidhet me procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme ku shqyrtohen akuzat penale ndaj Veliajt. Masa e sigurisë dhe procesi penal nuk ka lidhje me vendimin e Kushtetueses sot. Kushtetuesja thotë që Erion Veliajt i është mohuar e drejta për proces të rregullt, nuk është dëgjuar përpara Këshillit Bashkiak. E gjithë procedura e ndjekur nga Këshilli është e parregullt dhe antikushtetuese.

Së dyti, ligji nuk mund të jetë më lartë se Kushtetuta. Ligji për qeverisje vendore parashikon shkarkim për “mungesë pa arsye për tre muaj”, por Kushtetuesja thotë se Veliaj ka munguar për shkak të masës së sigurisë. Veliaj sipas Kushtetueses mund të shkarkohet sipas nenit 115 të Kushtetutës, vetëm nëse qeveria provon se Veliaj ka kryer shkelje të rënda. Përshembull, nëse Veliaj cilësohet fajtor për njërën nga akuzat apo të gjitha, konsiderohet se ka kryer krim të rëndë dhe Këshilli i Ministrave e shkarkon. Ose ka raste të tjera, kur ka tradhti ndaj atdheut, flagrancë, e me rradhë.

Në këtë pikë, përveçse procedura është e paligjshme, Këshilli i Ministrave nuk e ka provuar shkeljen e rëndë. Kushtetuesja lë hapësirë që Këshilli Bashkiak mund ta rinisë procedurën, por ai të dëgjohet, dhe së dyti, Këshilli i Ministrave të provojë se ka shkelje të rëndë nga Veliaj."-tha Lala. Versus.al

Poll