POLITIKË /

Kuvendi i votëbesoi mes kaosit në seancë, ministrat e rinj betohen sot para Presidentit

Ministrat e rinj të qeverisë pritet të betohen sot para Presidentit në Pallatin e Brigadave, pasi morën votëbesimin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të foltores nga opozita gjatë seancës plenare.

Shkruar nga Versus
Kuvendi i votëbesoi mes kaosit në seancë, ministrat e rinj
Pamje nga parlamenti

Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar pritet të betohen sot në orën 10:00 para Presidentit të Republikës, në një ceremoni që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, pasi morën votëbesimin në Kuvend mes tensioneve dhe rrëmujës në seancën plenare të së enjtes.

Seanca nisi dhe përfundoi në kaos, ndërsa gjatë votimit për ndryshimet në qeveri, ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa deputetë të Partisë Demokratike bllokuan foltoren e Kuvendit.

Pavarësisht situatës, mazhoranca miratoi emërimet e reja, ku përveç votave të socialistëve u bashkuan edhe deputetët e Partisë Social-Demokrate.

Kuvendi votoi për Albana Koçiun si zv.kryeministre, Toni Gogun ministër të Drejtësisë, Besfort Lamallarin ministër të Brendshëm, Erjona Ismailin ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ferit Hoxhën ministër të Jashtëm, Ermal Nufin ministër të Mbrojtjes dhe Enea Karakaçin ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar Belinda Ballukun.

Hoxha, Karakaçi dhe Nufi, që i bashkohen për herë të parë qeverisë, e ndoqën votimin nga lozhat e Kuvendit./Versus.al

 

Poll