AKTUALITET /

Konflikt mes nxënësve në Durrës, oficeri i sigurisë së shkollës ndërhyn për të shuar sherrin

Një përleshje mes 5-6 të miturve ka ndodhur në ambientet e një shkolle në Shënavlash, Durrës, ku ka ndërhyrë sigurimi i shkollës dhe Policia, ndërsa ende nuk raportohet për të plagosur dhe priten detaje të mëtejshme.

Shkruar nga Versus

Konflikt mes nxënësve në Durrës, oficeri i sigurisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premte Durrësin, ku një grup të miturish u përlesh në ambientet e një shkolle në fshatin Shënavlash.

Sipas burimeve për mediat, rreth 5-6 nxënës janë përfshirë në sherr, ndërsa ka qenë e nevojshme ndërhyrja e oficeri të sigurisë së shkollës për të shuar konfliktin mes të miturve.

Menjëherë pas ngjarjes, është njoftuar edhe Policia e Durrësit, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur, ndërsa autoritetet po mbledhin informacione të mëtejshme rreth ngjarjes./Versus.al

Poll