POLITIKË /

Lapaj vijon qëndrimin para kryeministrisë: Në 4 janar do të organizojmë protestë të madhe

Shkruar nga Versus

Lapaj vijon qëndrimin para kryeministrisë: Në 4 janar do të

Adriatik Lapaj po vijon me protestën para kryeministrisë, së bashku me mbështetësit e tij.

Gjatë fjalimit, Lapaj deklaroi se do të organizojë protestë të madhe në datën 4 janar në orën 12:00. Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ftoi të gjithë qytetarët për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e Lapaj:

“Ne sot kemi nisur organizimin për protestë e datës 4 Janar, e cila do të jetë masive, shumë herë më e madhe se e para, dhe ne do të kërkojmë një marshim të madh të qytetarëve.

Në 4 janar, në orën 12:00 i madh dhe i vogël nga çdo cep i vendit, nga diaspora nga çdo shtresë sociale, nga të gjithë ata që u është bërë padrejtësi në vend, fermerët që u dëmtuan nga përmbytjet dhe nuk morën dëmshpërblimet, blegtorët që humbën bagëtitë dhe nuk janë kompensuar, qytetarët që u janë prishur pronat, personat që nuk marrin pagesat e aftësisë së kufizuar duhet të bashkohen masivisht për të protestuar masivisht dhe kërkuar dorëheqjen e Ramës.”/Versus.al

Poll