
Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Bledi Çuçi, u pyet ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me transferimin e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, ai u përgjigj se nuk kishte dijeni për këtë vendim.
“Kur ka dalë vendimi? Sot ka dalë? Nuk e di”, deklaroi Çuçi.
Pyetjes nëse do të kërkojë që zyra e Kadastrës të vijojë të funksionojë në Vlorë, për të dalë nga situata e mosinformimit, ai përdori batuta, duke deklaruar se “edhe qeveria duhet të vijë në Vlorë”.
Ndërkohë sot u bë publike se drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka vulosur transferimin e strukturave vendore të Kadastrës nga Vlora në Tiranë.
Vendimi, i cili hyn në fuqi më 1 shkurt 2026, ia heq qytetit bregdetar shërbimet e menaxhimit të pronave, duke i përqendruar ato në kryeqytet./Versus.al

