Shqipëria është përzgjedhur si partnere e Koorporatës së Sfidës së Mijëvjecarit, një agjensi e pavarur e qeverisë amerikane e angazhuar për të ulur varfërinë në botë nëpërmjet rritjes ekonomike, pas përpjekjeve dhe reformave të ndërmarra në luftën kundër korrupsioni dhe sundimit të ligjit.
Ky progres i vendit tonë u njoftua nga ambasada amerikane në Tiranë e cila shkruan po ashtu do të punohet me qeverinë për të hartuar projekte me qëllim zhvillimin ekonomik të vendit.
“Koorporata e Sfidës së Mijëvjecarit dhe qeveria shqiptare do të punojnë në bashkëpunim me organizatat dhe komunitetet lokale për të identifikuar kufizime të qenësishme që pengojnë rritjen ekonomike në Shqipëri. Koorporata e Sfidës së Mijëvjecarit dhe ambasada presin me kënaqësi të punojnë ngushtë me qeverinë shqiptare për të nisur procesin për marrëveshjen e zhvillimit”, citohet në deklaratën e ambasadës amerikane.
Në procesin për marrëveshjen e zhvillimit Shqipëria do të përfitojë ofron grante që bashkojnë investimet në infrastrukturë me reformat e politikave dhe ato institucionale për vendet që përmbushin standartet për mirëqeverisje, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e të drejtave demokratike








