
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” që javëve të fundit u bë “mollë sherri” mes dy krerëve Adriatik Lapaj e Endrit Shabani.
Në vendimin e marrë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi përfundimi ishte që mandati i mbetet Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt. Xhuveli tha për mediat se do ta ushtrojë detyrën e deputetes derisa mandati t’i kalojë në rrugë ligjore Adriatik Lapajt.
Ky i fundit në kërkesën e dorëzuar në KAS kërkon që të njihen në bllok dorëheqjet e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë atij si më i votuari në listën e hapur. Vendimi mbetet për t’u marrë nga KAS, por më herët Celibashi e cilësoi si të papranueshme dorëheqjen e kandidatëve të listës së mbyllur më 11 maj pasi në kushte të tilla tha se koalicioni nuk do të mund të regjistrohej për të garuar në zgjedhje. Versus.al







