POLITIKË /

"Marrim deri në 88 mandate", Rama vë bast në Kuç të Vlorës për rezultatin e 11 majit! Firmos mbulesën e tavolinës

Mes parashikimit të bërë, Rama u shpreh i sigurt se PS nuk do të bie poshtë nivelit të 78 mandateve deputetësh.

Shkruar nga Versus

"Marrim deri në 88 mandate", Rama vë bast në Kuç

Ashtu siç tashmë e ka bërë zakon, kryeministri Edi Rama ka vënë bast në një lokal në fshatin Kuç të Vlorës mbi numrin e deputetëve që pret që PS të fitojë më 11 maj.

Në një mbulesë tavoline, Rama ka bërë një përllogaritje të mandateve duke dhënë pritshmëritë e tij mbi çdo qark. Ai shkruan se është 100% i bindur se PS nuk merr më pak se 78 mandate dhe 50% i bindur se socialistët mund të marrin 88 mandate në këto zgjedhje.

Ai shprehet i bindur se do të marrë mandate plus në çdo qark, edhe në ato që njihen si bastione të djathta. 

Basti i Ramës për deputetët shtesë

"Marrim deri në 88 mandate", Rama vë bast në Kuç
Sipas Ramës, qytetarët do ta mbështesin për një mandat të kartërt me fuqi maksimale duke i dhënë deri në 88 mandate. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: