POLITIKË /

“Me këtë që po bën, po bashkëpunon me PS-në”, debate me tone të larta në kryesinë e PD

Noka dhe Berisha kanë kritikuar Salianjin mbi foltoret që po mban në qytete të ndryshme.

Shkruar nga Versus
“Me këtë që po bën, po bashkëpunon me
Flamur Noka, Ervin Salianji

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike që po zhvillohet në selinë blu prej 2 orësh, ka patur edhe debate me tone të larta mes sekretarit të përgjithshëm, Flamur Noka dhe ish-deputetit Ervin Salianji për ‘foltoret’ që ky i fundit po organizon veçmas strukturave të tjera të PD.

Noka mësohet se i është drejtuar Salianjit me fjalët: “Me këtë që po bën, je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili ka deklaruar se çdo lloj forme tjetër proteste vetëm sa e shuan revoltën. Versus.al

Poll