POLITIKË /

"Më mungon inkurajimi i tij, djali i Azem Hajdarit emocionohet: Jam rritur para kohe

Ai rrëfeu edhe historitë që e ëma dhe miqtë i kanë treguar rreth babait të tij.

Shkruar nga Versus

"Më mungon inkurajimi i tij, djali i Azem Hajdarit emocionohet: Jam

Gjatë një interviste për emisionin “Kjo Javë”, djali i Azem Hajdarit rrëfeu me emocion kujtimet që ka mbi babain e tij. 27-vjeçari tregoi se me emrin e të atit u njoh që i vogël, pasi ai u rrit duke dëgjuar historitë e tij, treguar jo vetëm nga familja por edhe miqtë që Azem Hajdari kishte takuar gjatë aktivitetit të tij politik.

"Për babain më kanë folur jo vetëm familjarët por dhe njerëz që i ka hasur jeta me të. U detyrova të bëhem burrë para kohe, nëse do të ishte gjallë do të ishte mrekulli për mua”, tha Azemi.

Ndër të tjera tregoi edhe një histori të rrëfyer nga e ëma, kur në luftën e Kosovës, Azemi strehoi 12 persona në shtëpi dhe ata i thërrisnin bacë.

“Kur vinte në shtëpi, ai ulej në sofër me ta, dhe kosovarët e strehuar i thërrisnin “bacë”, tregoi Azemi.

I pyetur se si duhet ta njohin babain e tij, brezi i moshatarëve të Azemit të ri, ai u shpreh se babai i tij nuk i sillte streset dhe hallet në shtëpi dhe për më shumë, ai njihet për empatinë dhe dhembshurinë që kishte për njerëzit. Në lidhje me pengun e tij që u rrit pa baba, ishte inkurajimi që i mungon.

Azem Hajdari: Isha 3-4 vjeç, kur e kam ndjerë fuqinë e emrit dhe mbiemrit që mbaj që kur isha i vogël dhe kujtoj që duhet të vishesha me kostum, e më drejtoheshin njerëzit që më thonin do të bëhesh si babi.

Ishin disa ditë në vit, kur në shtëpinë tonë vinin njerëz dhe dëgjoja histori për babain.

Për babain më kanë folur jo vetëm familjarët por dhe njerëz që i ka hasur jeta me të. U detyrova të bëhem burrë para kohe, nëse do të ishte gjallë do të ishte mrekulli për mua. Unë nuk e thirra dot baba."-tha ai.

Më 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, ai mori pjesë në homazhet e përvitshme që mbahen në nder të babait të tij duke e përkujtuar si liderin e Lëvizjes Studentore që rrëzoi diktaturën. Versus.al

Poll