Gjatë një takimi elektoral në qytetin e Korçës, Kryeministri Edi Rama ka komentuar me tone ironike një aktivitet të zhvilluar nga opozita, duke aluduar për nivelin e përfaqësimit dhe mënyrën e komunikimit me qytetarët. Ai u shpreh se një prej deputetëve të opozitës ishte filmuar gjatë një takimi ku, sipas tij, mungonte përmbajtja dhe serioziteti.
“Ma tregoi Nikua një video të një deputeti të opozitës ku ai thoshte vetëm ‘uuu uuu’, dhe të pranishmit e duartrokisnin. Ishte e pabesueshme që një person i tillë të jetë deputet,” deklaroi Rama.
Duke vazhduar me krahasimin historik, ai shtoi: “Në vitin 1293 Korça zgjodhi Fan Nolin, në vitin 2025, këneta thotë ‘zgjidh Fidelin’.”
Më tej, Rama kritikoi mënyrën se si opozita po zhvillon fushatën në qytet, duke e cilësuar si një “shfaqje të lemerishme, antievropiane dhe antikorçare”. Ai u bëri thirrje edhe qytetarëve të pakënaqur me qeverinë që, sipas tij, të mos i bashkohen asaj që e quajti “kënetë politike”.
“11 maji nuk është vetëm për të formuar shumicën qeverisëse të Partisë Socialiste. Atë ne nuk e vëmë në diskutim. Por është një moment për të zgjedhur se çfarë kulture politike duam të kemi në këtë vend,” theksoi Kryeministri. /Versus.al/








