POLITIKË /

Meidani do të shkarkohet si ambasador në Shkup se mbështeti protestën e studentëve? Reagon Ministria e Jashtme

Shkruar nga Versus

Meidani do të shkarkohet si ambasador në Shkup se mbështeti

Ministria e Punëve të Jashtme ka mohuar lajmet se ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani do të shkarkohet pas pakënaqësive të shprehura nga faktorë politikë të koalicionit shqiptar VLEN dhe nga VMRO-DPMNE lidhur me qëndrimet e tij publike pro protestave të studentëve. 

Në reagimin e bërë, institucioni thekson se çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat e brendshme dhe praktikat diplomatike të konsoliduara.

"Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike.

Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore.

Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla.

Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme"- thuhet në reagim. Versus.al

Poll