
Kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren para kryeministrisë kërkoi nga qytetarët të mos e thërrasin Edi Ramën kryeministër por “Kapo”.
Berisha tha se duhet ta thërrasin me gjuhën e Ergys Agasit, ndërsa pretendoi se Ulsi Manja dhunohej me grushte nga ky i fundit me urdhër të Ramës.
Kreu i PD-së, akuzoi qeverinë se është kthyer në një bandë, dhe se tashmë është e kalbëzuar dhe në rënie.
Fjala e Berishës:
Gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë Ramën dhe Lubi Ballukun. Një vajzë ftoi që Ramën të mos e quajmë më kryeministër. Sot e tutje ta thërrasim me gjuhën fjalorin e koordinatorit të tij Gys Agasit, Kapoja. Edhe kur rrihte me grushta Manjën i thoshte e bëj me urdhër të Kapos.
Janë një bandë. Këta janë një bandë që nuk e ka parë ndonjëherë kjo tokë as në Europë dhe botë. Duke ardhur këtu po lexoja, fatin e pengut të dytë, të Gys Agasit dhe ndërmarrjes së Ramës dhe kunatit Daniel Shimës. E rrëmbyen vetëm një javë pas rrëmbimit të Gerond Meçes. Siç mund ta keni ndjekur në dalje para shtypit në rrjetet sociale kam ngritur zërin disa herë për këtë njeri që e mbajtën në bodrume e Suel Çelës, i thyen kockat.
Asnjë zë nuk dilte, asnjë fjalë. Dhe ky ishte rrëmbyer një javë pas Gerondit. Gerondi pat mençurinë dhe u dorëzua tek autoritetet gjermane. Që natyrisht bën atë që u takonte. Po ky tjetri që u dorëzua te autoritetet shqiptare. Altin Troplini e ka përcjellë dosjen te Prokuroria e Tiranës paçka se ishte një akt makabër. Një rrëmbim nga 4 persona. E ndjekur gjer te tuneli i Qafë Krrabës. Natyrisht Prokuroria e Tiranës bëri atë që i thanë firmosi mos-hapjen e hetimeve për personin. Shikoni ku jetojmë./Versus.al

