POLITIKË /

‘’Të nxjerr përjashtë’’, plas mes Ramës dhe Spiropalit! Kryeministri: Mos e hap gojën kur jam unë këtu

Shkruar nga Versus

‘’Të nxjerr përjashtë’’, plas mes

Mbledhja e përbashkët e zhvilluar sot mes grupit parlamentar të PS dhe qeverisë ka patur momente të tensionuara mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali për shkak të ndërhyrjes së kësaj të fundit gjatë fjalës së ministres për marrëdhëniet me Kuvendin, Erjona Ismaili dhe fjalës së drejtoreshës së Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Fillimisht Spiropali u përplas me Goxhobellin duke e ndërprerë gjatë fjalës së saj si në vijim: Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës i cili i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “Ti mos e hap gojën fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time”.

Sherri ka vijuar edhe gjatë kohës që ministrja Ismaili fliste për strategjinë e komunikimit pasi Spiropali pati një moment kur qeshi. Kjo ka bërë që Ismaili t’i drejtohej me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”. Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”.

Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje. Por mimikat e Spiropalit u pikasën edhe nga Rama i cili iu drejtua me fjalët: Pse zgërdhihesh? Ti je më keq.”

Ish-ministrja i është kthyer Ramës me fjalët: “Ke diçka për të thënë? Thuaje.” Kjo përplasje nuk u mbyll me kaq pasi Spiropali vijoi të ngulmonte që Ismaili t’i kërkonte ndjesë. Në këtë moment thuhet se ka ndërhyrë sërish Rama i cili e ka paralajmëruar Spiropalin.

‘’Mos më provoko të të nxjerr përjashtë’’- është shprehur ai.

Situatën në fund e qetësoi deputeti Erion Braçe i cili gjithashtu ndodhej i ulur pranë Spiropalit në fund të sallës. Versus.al

Poll