POLITIKË /

Paketa e Maleve për oligarkët? Rama: Nuk ka të tillë në Shqipëri! Kryebashkiakët që duan rikandidim, të kenë 10 kontrata

Sipas Ramës në Shqipëri nuk ka oligarkë.

Shkruar nga Versus

Paketa e Maleve për oligarkët? Rama: Nuk ka të tillë në

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot fjalën që mbajti mbrëmjen e djeshme në takimin që pati me strukturat e PS në njësinë nr.2 të Tiranës. Një pjesë e konsiderueshme e fjalës së tij iu kushtua Paketës së Maleve dhe spekulimeve që qarkullojnë rreth saj.

Ndërsa iu vendosi kusht kryebashkiakëve që nëse duan rikandidim të kenë të paktën 10 kontrata për Paketën e Maleve, Rama hodhi poshtë pretendimet se kjo paketë bëhet që pronat të merren nga oligarkët.

‘’Të gjithë ata kryetarë bashkish që duan të rikandidojnë, nuk mund të rikandidojnë edhe sikur të kenë bërë mrekullira nëse nuk vënë në rrugë me firmë e vulë 10 kontrata për Paketën e Maleve, minimumi, duhen 10 kontrata për 55 bashki që kemi ne nuk janë pak. Në momentin që do hapet kjo rrugë, të tjerat do vijnë më lehtë.

Ju dëgjoni që kjo paketa e maleve është bërë për oligarkët. Por e para njëherë në Shqipëri nuk ka oligarkë. Kjo fjalë është zgjedhur është zgjedhur nga ata që ju ka mbetur si vragë në tru fjala kulak. Duke e ditur që ka ndërruar koha dhe nuk thonë dot kulak kur duan të shajnë e të baltosin një njeri që është i pasur dhe është subjekt në ekonomi, i thonë oligark. Oligarku është diçka krejt tjetër, nuk ka lidhje vetëm me faktin që ne krye të nje kompanie. Sepse nëse do ishte kështu do duhet të riktheheshim tek dita që kemi bërë zgjedhje për të bërë një sistem tjetër. Ata njerëz kanë mbrapa mijëra e mijëra familje të punësuara’’- tha Rama.

Ndërsa më te shpjegoi edhe sesi funksionon konkretisht Paketa e Maleve.

‘’Përtej kësaj, Paketa e Maleve lidhet me njerëzit që kanë një pronë të trashëguar dhe nuk e zhvillojnë dot sepse nuk kanë titullin e pronësisë. Sepse në shumë pjesë të territorit nuk është njohur 7501 dhe disa pjesë të tjera, titulli i pronësisë nuk është i qartë. Këta njerëz mund ta zhvillojnë pronën duke iu drejtuar bashkisë dhe bashkia përmes këshillit bashkiak bën shpalljen e sipërfaqes së pretenduar dhe shikon nëse fqinjët rreth e rrotull kanë pretendime për atë tokë. Nëse fqinjët nuk kanë pretendime, procedohet. Për pjesën tjetër, aty ku titujt janë të qartë është vetëm çështje e pronarit, personit që ka tokën’’-sqaroi ai. Versus.al

Poll