POLITIKË /

“Mos na trego si humbe kilet, por si i more votat”, gazetarja sfidon deputeten e PS: Patronazhistët kërcënues nuk më trembin

Shkruar nga Versus
“Mos na trego si humbe kilet, por si i more votat”, gazetarja sfidon
Klodiana Lala, Sara Mila

Gazetarja Klodiana Lala ka sfiduar së fundmi deputeten socialiste Sara Mila që të shpjegojë sesi arriti të merrte në Elbasan numër kaq të lartë votash në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërkohë që ishte emër krejt i panjohur në politikë.

Në postimin e radhës, gazetarja shkruan se ndaj saj kishte patur një angazhim të madh nga rrjeti i patronazhistëve të cilët e kanë kërcënuar.

“Para se Sara Mila të na viktimizohet për peshën, të na tregoje si arriti ti marre ato mijera votat, pa patur asnje kontribut në politikë”- shkroi Lala fillimisht.

“Rrjeti i patronazhisteve kercenues  te Sara Milas, super deputetes se Elbasanit qe nuk arrin te shpjegoje dot sesi mori mijera vota (nga krimi, me shantazhe apo i bleu) eshte i frikshem. Harron e ngrata qe kesaj here i ka has sharra ne gozhde, se nuk trembem nga laraskat...”- u shpreh në postimin e radhës.

Këto deklarata të saj patën edhe një kundërpërgjigjie nga ligjvënësja socialiste e cila nuk iu përgjigj pyetjes së Lalës për votat, por e ftoi gazetaren që të denonconte çdo kërcënim të bërë ndaj saj.

“Ftoj Klodiana Lalën të komunikojë, qoftë edhe një herë të vetme, drejtpërdrejt me mua. E nderuar, të dezinformosh është e lehtë; të informosh është bërë sot më e vështirë. Por unë dua të besoj tek guximi yt. Bëj detyrën e vështirë të gazetarit dhe informo me prova dhe fakte se kush te ka kërcënuar. Trego publikisht kush të ka kërcënuar. Trego me emër dhe mbiemër kërcënuesit. Trego çfarë të është thënë. Dhe mbi të gjitha, sqaro publikisht: ç’lidhje ka emri im me këtë çështje?

E përsëris, besoj tek guximi yt. Trego gjithçka publikisht. E nëse kjo nuk është e mundur për arsye të tuat, të inkurajoj t’i drejtohesh organeve të drejtësisë dhe të denoncosh çdo kërcënim, çdo provë dhe këdo që qëndron pas tyre”- shkruan Mila.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i gazetares e cila e ftoi socialisten në debat publik duke e sfiduar me pyetjen sesi i mori dhjetëra mijëra vota në Elbasan duke u renditur mes emrave më të votuar në PS pa asnjë kontribut të mëparshëm.

“Sara Mila te pres ne debat kudo dhe me kedo (nese te jep leje partia). Po nje pyetje kam dhe po ta perseris: Si i more votat? Jep kete pergjigje! Kaq mjafton”- shtoi gaztarja. Versus.al

Poll