
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji mungoi sot në mbledhjen e kryesisë ku u caktua data 23 maj për zgjedhjet për kreun e ri. Megjithatë në rrjetet sociale publikoi një shkrim që dukej se ishte sulm për kryedemokratin Sali Berisha.
Sipas Salianjit, Berisha po i shërben Ramës duke vepruar dhe duke u sjellë njëjtë si ai.
“Nuk ka shërbim më të madh për Edi Ramën sesa të sillesh dhe të veprosh njësoj si ai. Rama është nën presion ndërkombëtar për shmangien e ligjit, për shkeljen e barazisë para ligjit dhe për përpjekjen për të ndryshuar rregullat për pezullimin e ministrave Kryeministrit”, shkruan Salianji. Versus.al


