Teksa foli për projektet infrastrukturore në zona të ndryshme të vendit, kryeministri Edi Rama foli edhe për Rrugën e Arbrit.
Ai tha se ekipet e punës ishin përballur me një surprizë gjeologjike në tunelin e Murrizit, por shtoi se nuk është dhënë asnjë qindarkë shtesë nga buxheti i shtetit dhe se rruga mund të hapet në pranverë.
“Po marr një pikë kyçe ku na ka goditur fort syri i keq, Tunelin e Murrizit. Po bëhet një punë kolosale për të përballuar një gjeologji që solli një surprizë të hidhur. E gjithë kjo punë po bëhet pa asnjë qindarkë shtesë nga buxheti i shtetit. Përse? Për shkak të PPP. Kur janë siç duhet, barra ndahet dhe atë surprizë gjeologjie e përballon kompania dhe jo buxheti. Puna po ecën, shpresojmë shumë që në pranverë të hapet, por sdua të flas më për atë tunel se na kanë parë vërtet sytë vështirësi të mëdha”- tha Rama. Versus.al








