POLITIKË /

NATO njeh Autoritetin e Aviacionit Civil shqiptar, Rama: Përmbush standartet e përcaktuara

Shkruar nga Versus

NATO njeh Autoritetin e Aviacionit Civil shqiptar, Rama: Përmbush

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me postimin në rrjetin social facebook ku bën me dije se Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore. Sipas Ramës, shkak për njohjen është bërë përmbushja e standarteve të përcaktuara.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan kreu i qeverisë. Versus.al

Poll