Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e sotme nga burime pranë Report TV: Ermal Dredha, i zgjedhur në prill 2023 si kryetar i Bashkisë Vlorë, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, e cila pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme. Deri më tani, arsyet e dorëheqjes mbeten të panjohura.
Edhe pse dorëheqja pritet të zyrtarizohet së shpejti, nuk janë bërë publike motivet që çuan në këtë vendim.
Vetë kryebashkiaku Dredha në rrjetet e tij sociale ka bërë një postim pak minuta më parë, ku duket një perendim dielli në Nartë, por ky postim në story nuk është i shoqëruar me asnjë mesazh që mund të sqarojë diccka rreth lajmeve që qarkullojnë në lidhje me dorëheqjen e tij







