POLITIKË /

Në janar e mohoi, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm

Dashnor Sula u rendit i pari mes disa kandidaturave për këtë post.

Shkruar nga Versus

Në janar e mohoi, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula emërohet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është emëruar kryeinspektor i Përgjithshëm duke pasuar kështu Shkëlqim Hajdarin i cili dha dorëheqjen pas rreth 10 viteve si drejtues.

Lajmet për emërimin e Sulës qarkulluan disa javë më parë, por ish-ligjvënësi e mohonte një gjë të tillë. Mësohet se ka patur 6 kandidatura për këtë post dhe Sula është renditur i pari mes tyre. 

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sula mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk pranoi që të garonte në listën e hapur të PD-së në qarkun e Elbasanit dhe më pas prishi edhe dakordësinë me partinë “Shqipëria Bëhet” duke mbetur jashtë listave për kandidatë. Versus.al

Poll