POLITIKË /

Në tetor vizitoi vendin, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams merr pasaportë shqiptare

Vendimi është miratuar me dekret të veçantë nga presidenti Bajram Begaj.

Shkruar nga Versus
Në tetor vizitoi vendin, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams merr
Edi Rama, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams ka marrë pasaportën shqiptare. Vendimi është miratuar me dekret të veçantë nga presidenti Bajram Begaj.

Pavarësisht se nuk i përmbush kriteret për të patur shtetësinë shqiptare, dekreti i veçantë i Begajt bën të mundur që Adams të ketë shtetësi shqiptare.

Në tetor të vitit 2025, kur i kishin mbetur vetëm pak javë nga mandati i tij si kryebashkiak, Adams vizitoi Shqipërinë. Arsyet nuk u bënë publike, por ai vetë tha se ishte ftuar nga kryeministri Edi Rama për një vizitë 4 ditore me shpenzime të paguara nga buxheti i shtetit shqiptar.

Në Shtetet e Bashkuara, ai po përballet prej shtatorit të vitit 2024 me akuza federale për korrupsion, pasi dyshohet se ka pranuar prej vitesh bileta avioni dhe udhëtime luksoze jashtë vendit si dhurata, si dhe donacione të huaja të padeklaruara. Adams i mohon akuzat. Versus.al

Poll