
Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin e tij në detyrë si kryebashkiak i Tiranës, urdhri i parë që ka dhënë Erion Veliaj nga qelia ka qenë zbukurimi i kryeqytetit për festat e fundvitit.
Ndërmarrja e dekorit dhe eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike.
Në dokument theksohet gjithashtu se, në zbatim të vendimit nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, të merren masa për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të institucioneve përkatëse. Versus.al
