POLITIKË /

Ngërçi për presidentin, LDK mbledh firmat dhe propozon Vjosa Osmanin

Shkruar nga Versus

Ngërçi për presidentin, LDK mbledh firmat dhe propozon Vjosa

Në kushtet kur sot është mundësia e fundit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit ose ndryshe të shkohet në zgjedhje, LDK ka mbledhur 15 firma deputetësh në mbështetje të Vjosa Osmanit për një tjetër mandat si presidente e Kosovës.

Partia opozitare ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Kuvend gjatë seancës së mbrëmshme për zgjedhjen e presidentit duke akuzuar Vetëvendosjen e Kurtit për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Në daljen për mediat, kreu i LDK Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nisja e votimit pa kuorum përbën përmbysje të rendit kushtetues dhe cenim të drejtpërdrejtë të shtetit.

“Sonte, në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim. Versus.al

Poll