POLITIKË /

Nis sot rinumërimi i 2323 qendrave të votimit, qarku ku socialistët 'rrezikojnë' të humbasin mandat

PS rrezikon të humbasë një mandat në qarkun e Fierit në rast se parregullsitë e gjetura dhe procesi i rinumërimit i sjell koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet" 560 vota.

Shkruar nga Versus

Nis sot rinumërimi i 2323 qendrave të votimit, qarku ku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot në orën 09:00 rinumërimin e 2323 qendrave të votimit në 4 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Pjesë e këtij procesi rinumërimi do të jenë edhe 85 kuti votimi nga diaspora. I gjithë procesi do të zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë ku janë ngritur 24 tavolina rinumërimi me 24 grupe pune duke i kushtuar KQZ-së 21 milionë lekë.

Gjatë këtij procesi, të drejtën për të patur vëzhgues do ta kenë partitë politike si më poshtë:

Në Fier do ketë vëzhgues për koalicionin PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Koalicioni Shqipëria Bëhet që për 560 vota mund të sigurojë një mandat në këtë qark duke ua marrë socialistëve.

Për qarkun e Elbasanit, do të ketë vëzhgues për koalicionin PD-ASHM dhe për Partinë Socialiste.

Rinumërimi për qarkun e Durrësit, do ketë vëzhgues nga koalicionin opozitar PD-ASHM dhe PS.

Në Tiranë do të ketë vëzhgues të PS, PD dhe partisë “Mundësia”.

Ky process rinumërimi ka nisur pas ankimit të bërë nga Partia Demokratike e cila pretendon për parregullsi dhe krime elektorale në procesin zgjedhor dhe atë të numërimit.

Parregullsitë e konstatuara nga vëzhguesit e PD

Gjatë procesit të verifikimit në Peqin dhe Gramsh, vëzhguesit e Partisë Demokratike kanë evidentuar disa parregullsi procedurale, të cilat sipas tyre përbëjnë shkelje të rregullave të administrimit zgjedhor. Disa nga rastet e raportuara janë:
- 15 kuti ku fletët e votimit kishin vetëm një vulë, në kundërshtim me rregulloren që kërkon dy vula;
- Raste me mungesë të fletëve të papërdorura, të cilat duhet të ruhen dhe regjistrohen saktësisht;
- Sipas PD-së, ka pasur edhe rast votimi nga persona që nuk figuronin në listën e zgjedhësve, gjë që përbën shkelje të rëndë ligjore.

PD pritet të përfshijë këto konstatime në argumentimin zyrtar për kërkesat në KAS, të cilat mund të përfshijnë kërkesa për pavlefshmëri votimi në qendra të caktuara

Versus.al

Poll