POLITIKË /

"Nuk do ndalemi me rritjen e pagave", Rama në Lezhë: Vijojmë me rritjen e cilësisë së jetesës

Shkruar nga Versus

"Nuk do ndalemi me rritjen e pagave", Rama në Lezhë:

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e takimeve të asamblesë së Partisë Socialiste, këtë herë në Lezhë ku tha se vendi është më pranë anëtarësimit në BE se kurrë më parë. Sipas tij, ekonomia shqiptare ka përparuar, ndërsa sërish hodhi poshtë akuzat për korrupsionin në rritje.

Në mbyllje të takimit, Rama deklaroi para të pranishmëve se qeveria do të vijojë me rritjen e rrogave dhe cilësinë e jetesës.

“Ne jemi të vetëdijshëm që duhet të bëjmë më shumë, do bëjmë më shumë. Nuk do ndalemi së rrituri pagat, nuk do ndalemi së rrituri cilësinë e jetës. Dhe patjetër standartet e gjithë qyteteve tona. Nuk do ndalemi së rrituri mundësitë për këdo që do të jetojë me punë. Na duhet vetëm të jemi shumë të vendosur, shumë kompakt dhe të vetëdijshëm se ajo që kemi përpara është diçka e jashtëzakonshme dhe ne duhet ta realizojmë”- deklaroi Rama. Versus.al

Poll